Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën ka informuar se nga 243 testime, nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Të dielën janë shëruar nëntë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 199.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 59.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 829 mijë e 424 doza të vaksinës.
Deri më sot 823 mijë e 232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 102 mijë e 843.