Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Ambasada e Italisë në vendin tonë njofton se në agjendë ministri italian do të takohet me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
“Avioni me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, sapo zbriti në Prishtinë. Në rend të ditës janë bisedimet me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash. Në bazën e NATO-s në Film City, ai do të përshëndesë kontingjentin italian të dislokuar në Kosovë”, u tha në njoftim.
L’aereo con a bordo il Ministro della Difesa 🇮🇹 @GuidoCrosetto è appena atterrato a #Pristina. In agenda colloqui con l’omologo 🇽🇰 @EjupMaqedonci e il Comandante di @NATO_KFOR MG Özkan Ulutaş. Alla base @NATO di Film City saluto al contingente italiano schierato in #Kosovo pic.twitter.com/zw1uEvwtfp
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) March 29, 2024