Në përballjen e përfaqësueses së Kosovës me Greqinë, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh nga ana e trajnerit Alain Giresse.
Dardanët pritet të kryesohen me Edon Zhegrovën si sulmues, duke qenë se, ky i fundit, shkëlqeu në ndeshjen ndaj Qipros së bashku me Vedat Muriqin.
Në portë do të jetë portieri Arijanet Muric, kurse mbrotjen në anën e djathtë do të jetë e mbuluar nga Benjamin Kolollin.
Betim Fazliji dhe Valon Berisha do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë, Ibrahim Dresevic ose Florian Loshaj pritet ta zëvendësojnë Blendi Idrizin.
Ndërsa në krahun e majtë të sulmit mund të ketë ndryshime, pasi Milot Rashica mund të lihet në bankë dhe vendin e tij ta zërë Zymer Bytyqit ose Arbër Zenelit.
Kosova sonte përballet me Greqinë, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Formacioni i mundshëm i Kosovës
Kosova: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Fazliji, Loshaj, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Bytyqi.