Jasharaj paralajmëron grevë: Nagavci e mban inatin nga greva e vitit 2022, s’kemi dialog me të

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk kanë fare dialog me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, përkundër kërkesave e lutjeve që i’a kanë dërguar për takim. Derisa ai është shprehur se ministrja Nagavci e mban inatin nga greva e vitit 2022, Jasharaj ka paralajmëruar sërish grevë

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, më 29.03.2024

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se në mbledhjen urgjente të së shtunës, një numër i anëtarëve që janë përfaqësues të të punësuarve nga çerdhet deri në universitet, kanë theksuar pakënaqësitë në tërë sistemin arsimor.

Jasharaj ka thënë se në mungesë të dialogut me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u shtohen akoma më shumë pakënaqësitë.

“Ajo (ministrja Nagavci) quditërisht e mban inatin nga greva e vitit 2022, dhe po ju them me plot përgjegjësi që kemi bërë kërkesa e lutje, nuk është takuar me ne, me arsyetimin se gjoja paska shumë angazhime brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Jasharaj në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se pritet të mbajnë një “protestë modeste” me 1 Maj që konsiderohet si “Dita e Punëtorve”.

“Çështja është se puntorët e arsimit u zhgënjyen shumë, kishin pritje tjera dhe në mungesë të dialogut, me fajin e Qeverisë, kemi dërguar edhe shkresa duke kërkuar që koeficienti të jetë së paku 130 euro. Me argumente që kjo vlerë nuk do t’i bënte më të pasur puntorët e arsimit, por do t’ju ndihmonte në përballjen me sfidat e kohës dhe me çmimet që dinë vazhdimsht të ngritën”, ka thënë ai.

Kreu i SBAShK-ut është shprehur se Qeveria e Kosovës “ka goditur” edhe në një tjetër element shumë të rëndësishëm të tyre.

“Në Ligjin për Skemat Pensionale nuk i’u kishin pranuar puntorëve të arsimit, vitet e 90-ta, si kontributdhënëse ngase ata nuk ishin ndalur për asnjë qast, ku punonin në institucionet shkollore ku mundeshin apo në shtëpi-shkolla. Me ndryshimet në Skemat Pensionale, uroj të është bërë pa qëllim, pa ndonjë tendencë, të fshihet tek neni 8 pika 6. Me fshirjen e saj do të thotë se vitet e 90-ta nuk konsiderohen më kontributdhënëse dhe kjo do t’i dëmtoj shumë puntorët e arsimit sepse nuk do të arrijnë t’i kenë 15 vite kontributshënëse”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Jasharaj ka theksuar se shkollat e vendit nuk i kanë kushtet e duhura dhe se këto shkolla nuk ngjasojnë fare me shkollat e këtij shekulli, duke i kërkuar kështu më shumë projektorë e llaptopa sesa shkumësa.

Madje ai ka kërkuar nga Qeveria që të mos përsëritet viti 2022, ku pala e dëmtuar ishin nxënësit, derisa ka potencuar se kërkesa e tyre, siç e cilësoi ai është shumë njerëzore, e që ajo është të kenë dialog me ministren Nagavci.

Jasharaj ka treguar se kanë pasur një takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati në vitin 2022, ku kanë kërkuar që të ketë përmirësime në platformën “E-Kosova”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika