Kurti: Shtyjmë përpara ekonominë duke mbrojtur mjedisin dhe forcuar shtetin

Konsorciumi “Orllati” bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova janë shpallur fitues të ankandit elektronik diellor prej 100 megavatësh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook tha se ankandi kishin nisur me çmimin tavan prej 75 euro për MWh, duke u ulur në fund në 48.88 euro.

“Me 48.88€/MWh, konzorciumi “Orllati” nga mërgata jonë në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, u shpallën fitues të ankandit elektronik. Ankandi ynë i parë diellor prej 100 megavatësh, ka filluar me çmimin tavan 75 €/MWh. Gjatë procesit të ofertimit, kompanitë kanë ulur çmimin në 70 €/MWh dhe sot, procesi u përmbyll me çmim 48.88 €/MWh”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Ndërkohë për këtë ngjarje ai ka shkruar edhe në platformën “X”.

“Kjo është mënyra se si ne shtyjmë përpara ekonominë tonë duke mbrojtur mjedisin tonë dhe duke forcuar shtetin tonë”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika