IKShPK: Në Kosovë ka rritje të lehtë të rasteve të kollës së mirë ‘Pertussis’

Përmes një njoftimi, IKShPK thotë se gjatë vitit 2024 ka regjistruar 8 raste të konfirmuara me laborator të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja

Banka Botërore konstaton favorizimin e një kompanie në tenderin e IKSHPK-së

Në Kosovë ka rritje të lehtë të rasteve të kollës së mirë (Pertussis), krahasuar me vitet e fundit.

Kështu ka konstatuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend.

Përmes një njoftimi, IKShPK thotë se gjatë vitit 2024 ka regjistruar 8 raste të konfirmuara me laborator të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja.

Ata kanë njoftuar po ashtu se Kolla e mirë është sëmundje ngjitëse.

“Pertusis që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes. Shkaktohet nga bakteria Bordetella pertussis që gjendet në gojën, hundën dhe fytin e personit të infektuar. Kjo sëmundje ngjitëse mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh i prek fëmijët dhe adoleshentët. Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1 vjeçare” – thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Kjo sëmundje, IKShPK bën të ditur se përhapet lehtësisht nga personi në person, kryesisht përmes pikave, spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

Sipas IKShPK, simptomat e kësaj sëmundjeje shfaqen 7 deri në 10 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë.

May be an image of text that says 'KALENDARI RREGULLT 2023/2024 VAKSINIMIT Ne lindje Mosha muaj muaj Tuberkuloz 2muaj BCG 4muaj Hepatit viral 6muaj 12muaj Mosha HepB 18 muaj vjet HepB 6vjes (KL.I) 12vjes(KI.VI) Difteri, Tetanoz, Pertusis/Difteri Difteri, Tetanoz Infeksione nga Haemophilus influenzae b, (KI XII) HepB DTaP DTaP DTaP DTaP Poliomieliti Hib DT Hib dT Hib Rotavirus dT IPV Hib IPV IPV Rota Rota IPV bOPV Infeksione nga pneumokoku (Streptococcus pneumoniae) Fruth, Rubeolë, Parotit Human papilloma virus bOPV PCV13 PCV13 PCV13 MMR MMR HPV'

“Fillimisht, simptomat ngjajnë me ato të një ftohjeje të zakonshme, duke përfshirë teshtitjen, rrjedhjen e hundës, temperaturë të ulët dhe një kollë të lehtë. Komplikimet më të shpeshta janë pneumonia dytësore bakteriale, komplikimet neurologjike, infeksioni i veshit të mesëm, dehidrimi, konvulsionet” – njofton IKShPK.

Mbrojtja më e mirë ndaj kësaj sëmundjeje, IKShPK konsideron se është parandalimi përmes vaksinimit të fëmijëve.

“Në Kosovë vaksinimi kundër Pertusisit bëhet sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, ku vaksina kundër Pertusisit jepet në moshën 2, 4 dhe 6 muajsh, ndërsa ri-vaksinimi në moshën 18 muajsh” – kanë njoftuar nga IKShPK.

Kurse, sa i përket trajtimit të kësaj sëmundje, IKShPK vlerëson se terapia me antibiotikë është trajtimi i zgjedhur për Pertusis, sidomos në javën e parë dhe të dytë nga fillimi i simptomave.

IKShPK ka paralajmëruar se Pertusisi mund të shfaqet tek i njëjti person më shumë se një herë gjatë jetës, sepse antitrupat që krijohen pas infeksionit ose imunizimit bien me kalimin e kohës.

Duke iu referuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), IKShPK ka përmendur se ato kanë raportuar për rritje të numrit të rasteve të Pertusisit në shumë vende të rajonit evropian gjatë pjesës së dytë të vitit 2023 dhe gjatë vitit 2024.

Po ashtu, IKShPK njofton se raste të Pertusisit janë regjistruar gjatë kësaj periudhe edhe në vendet e rajonit.

Si përfundim, IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që t’i përmbahen Kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika