Të dielën përfundon deklarimi i pasurisë, mosdeklarimi pason me ndëshkime

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive dhe Dhuratave, deklarimin e pasurisë obligohen ta bëjnë: presidenti, kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryekuvendari e deputetët e Kuvendit të Kosovës, kryetarët dhe nënkryetarët e komunave

Agjencia Kunder Korrupcionit

Deklarimi vjetor i pasurisë, i filluar me 1 mars, përfundon në fund të këtij muaji.

Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk kanë treguar për Radio Kosovën se sa zyrtarë publik e kanë përmbushur obligimin ligjor. Për mosdeklarim apo deklarim të rremë, zyrtarët mund të dënohen me gjoba dhe me burgim.

Në mesnatën e 31 marsit përfundon afati ligjor për deklarimin vjetor të pasurisë, proces që ka nisur në fillim të këtij muaji.

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive dhe Dhuratave, deklarimin e pasurisë obligohen ta bëjnë: presidenti, kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryekuvendari e deputetët e Kuvendit të Kosovës, kryetarët dhe nënkryetarët e komunave. Ligji parasheh që pasurinë duhet deklaruar edhe: gjyqtarët e prokurorët, zyrtarët e prokurimit, doganierët, inspektorët tatimorë e zyrtarë tjerë, përfshirë mjekët dhe profesorët universitar që punojnë në sektorin publik.

Përkundër interesimit, nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk kanë treguar për Radio Kosovën se është numri i zyrtarëve që deri tani e kanë deklaruar pasurinë.

Megjithëkëtë, Yllëza Basha, nga Zyra për Komunikim me Publikun në APK, tregon se në çfarë përqindje presin që zyrtarët publik të përmbushin obligimin ligjor.

“Numri i zyrtarëve të cilët sipas ligjit, këtë vit kanë për obligim deklarimin e pasurisë është rreth 11 mijë. Ndërsa, pasi që afati është deri me 31 mars ne nuk mund ta dimë saktë se sa do e përmbushin këtë obligim, por shpresojmë që do të jetë afër 100%”, ka thënë ajo.

Tutje, Basha tregon se çfarë masash mund të ndërmerren ndaj zyrtarëve publikë që nuk deklarojnë pasurinë brenda afateve ligjore.

“Për subjektet deklaruese që dështojnë të kryejnë këtë obligim brenda afatit të përcaktuar, Agjencia detyrohet për të shqiptuar gjobë prej 30% të pagës mujore e cila aplikohet në 14 ditët e para pas afatit të paraparë, apo duke dorëzuar kallëzim penal në prokurori pas 15 ditëve të vonesës në deklarim”, tha ajo.

Për mosdeklarim të pasurisë, përveç gjobës, zyrtarët mund të dënohen me burgim deri në tre vite. Ndërsa, ata që bëjnë deklarim të rremë, mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri në pesë vite, bëjnë të ditur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Kjo agjenci, në fund të procesit do të bëjë publike listën e subjekteve deklaruese që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë dhe dhuratat./ RTK.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika