Muajin e shenjtë të Ramazanit e ka uruar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila edhe ka shpërndarë një fotografi ilustruesi nga iftari i këtij muaji.
Kjo ambasadë ka kërkuar nga qytetarët në Kosovë që të ndajnë traditën e tyre për shënimin e Muajit të Ramazanit.
“Për myslimanët këtu në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit, Ramazani është një periudhë e shenjtë lutjeje dhe reflektimi, festimi me familjen dhe komunitetin, dhe kujtimi dhe shërbimi i atyre që kanë më pak fat me dhembshuri dhe hapje”, ka shkruar Ambasada.