Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit, në mesin e tyre dy fëmijë.
Siç raporton KLAN-TV, të lënduarit janë nga Kosova.
Në këtë aksident, një makinë tip “Volkswagen” dhe një mjet tip “Benz” janë përplasur me njëra tjetrën.
Gazetari Martin Marku ka mësuar se fëmijët ishin të moshave 6 dhe 9 vjeç. Ata udhëtonin bashkë me të afërmit e tyre në makinën tip “Volkswagen” dhe mësohet se janë të gjithë nga Kosova./KlanTV