366 kontejnerë të rinj do të vendosen së shpejti në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës përmes një postimi.
Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se brenda muajit prill do të shtohen edhe mbi një mijë kontejnerë të tjerë.
Komuna e Prishtinës në nëntor të vitit 2022 kishte marrë vendim për vendosjen e një mijë e 400 kontejnerëve të rinj në kryeqytet për t’i zëvendësuar ata aktualë me një tjetër model të ri.