OBSH: 780 raste të regjistruara me linë e majmunëve në 27 vende të botës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se gjithsej 780 raste të konfirmuara laboratorike të lisë së majmunëve janë raportuar në 27 vende ku sëmundja nuk është endemike, duke përsëritur se rreziku i saj është i moderuar në mbarë botën

Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se gjithsej 780 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve janë raportuar në 27 vende ku sëmundja nuk është endemike.

Ky numër sigurisht që është nënvlerësuar për shkak të informacionit të kufizuar epidemiologjik dhe “ka shumë gjasa që vendet e tjera të zbulojnë raste dhe të ndodhë një përhapje e re e virusit”, shton OBSH.

Vendet ku sëmundja nuk është endemike dhe të raportuara më së shumti rastet janë, Britania e Madhe e cila ka konfirmuar 207 raste, Spanja 156, Portugalia 138, Kanadaja 58 dhe Gjermania 57.

Raste janë raportuar edhe jashtë Evropës dhe Amerikës së Veriut – një secila – në Argjentinë, Australi, Marok dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas OBSH-së, asnjë vdekje nuk është raportuar në vendet joendemike, ndryshe nga ato endemike: Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Republika e Kongos, Republika Demokratike e Kongos, Liberia, Nigeria, Sierra Leone, Gabon, Bregu i Fildishtë dhe Gana, ku sëmundja gjendet vetëm te kafshët.

Në shtatë vendet e para, 66 vdekje u raportuan në pesë muajt e parë 2022, shkruan BBC.

Sa është e rrezikshme lia e majmunëve?

Si virus, lia e majmunëve mund të shkaktojë ethe dhe dhimbje dhe, kryesisht, shfaqet me puçrra të fryra të kuqe.

Ajo lidhet me linë, por zakonisht është më e butë, e sidomos varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë vdekshmërie prej rreth një për qind.

Ilustrim

Shumica e njerëzve shërohen plotësisht për dy deri në katër javë, ka thënë zyrtari amerikan.

Virusi nuk transmetohet lehtë sikurse virusi SARS-CoV-2, që ka shkaktuar pandeminë globale COVID-19.

Ekspertët besojnë se lia e majmunit përhapet nga kontakti i ngushtë – lëkurë me lëkurë – me dikë që ka skuqje aktive.

“COVID përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe është shumë infektiv. Kështu nuk duket se është rasti me linë e majmunit”, është shprehur Martin Hirsch, nga Spitali i Përgjithshëm në Masaçusets të SHBA-së.

“Ajo që duket se po ndodh tani, është se [lia] ka hyrë në popullatë si formë seksuale, si formë gjenitale dhe po përhapet sikurse infeksionet që janë seksualisht të transmetueshme”, ka thënë zyrtari i OBSH-së, David Heymann, po ashtu specialist i sëmundjeve infektive.

Çfarë i ka shqetësuar ekspertët shëndetësorë?

Shpërthimet e fundit të raportuara janë atipike sipas OBSH-së, pasi ato po ndodhin në vende ku virusi nuk qarkullon rregullisht. Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë origjinën e rasteve aktuale dhe nëse ka ndryshuar ndonjë gjë në lidhje me virusin.

Ilustrim

Shumica e rasteve të raportuara deri më tani janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Portugali.

Ka pasur, gjithashtu, raste në Kanada dhe Australi dhe një rast i vetëm në Boston, por zyrtarët e shëndetit publik në SHBA kanë paralajmëruar se ka gjasa që të shfaqen raste të reja.

Zyrtarët e OBSH-së kanë shprehur shqetësimin se shkalla e infeksionit mund të rritet, pasi njerëzit mblidhen për festivale, festa dhe pushime gjatë muajve të verës, në Evropë dhe gjetkë.

Si mund të mbrohen njerëzit kundër infeskionit?

Mbretëria e Bashkuar ka filluar t’i vaksinojë punonjësit e kujdesit shëndetësor që mund të jenë në rrezik. Imunizimi bëhet me vaksinën e lisë, e cila gjithashtu mund të mbrojë kundër lisë së majmunëve.

Qeveria e SHBA-së thotë se ka mjaftueshëm vaksina kundër lisë – të ruajtura në Stokun e saj Kombëtar Strategjik – për të vaksinuar gjithë popullsinë amerikane.

Ekzistojnë barna antivirale për linë që mund të përdoren gjithashtu për të trajtuar linë e majmunëve në rrethana të caktuara, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika