Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Banjë të Istogut të shtunën.
Sipas njoftimit të Policisë thuhetse viktima kishte kërkuar ndihmë derisa ishte në pishinë dhe fillimisht është ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës.
Më pas është dërguar për në Spitalin e Pejës, por nga atje është konstatuar vdekja e tij.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulancë ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.