“Nga Ballkani i Hapur do të përfitonin të gjithë”

Borut Pahor, president i Sllovenisë, ka thënë se është pro bashkëpunimit rajonal sepse kjo do t’iu mundësonte shteteve që të parapërgatiten për Bashkimin Evropian. Ndërsa, ndikimi i Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor largohet duke u integruar në BE. Kurse tema për ndryshimin e kufijve, sipas tij, nuk mund të realizohet në paqe. Gjithashtu, ai kishte shprehur shqetësimin e tij se lufta në Ukrainë mundë të rrëshqasë edhe në Ballkanin Perëndimor

Barut Pahor, president i Sllovenisë

Ndonëse Kosova nuk e ka përkrahur iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”, nisma e tillë për bashkëpunim ballkanik është konsideruar e rëndësishme për presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Sipas Pahor, kjo ide ka potencialin “për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes shteteve në një nivel krejt të ri, ku do të përfitonin të gjithë”.

“Unë mbështes fuqishëm të gjitha iniciativat që i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon. Mbështes Procesin e Berlinit, Procesin e Bashkëpunimit të Shteteve të Evropës Juglindore (SEECP), Këshillin Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), por gjithashtu mbështes Ballkanin e Hapur”, ka thënë Pahor për AP.

Iniciativa “Ballkanit i Hapur”, sipas presidentit Slloven Pahor “do të kontribuonte te secili shtet individualisht që të përgatitet më mirë për Bashkimin Evropian”.

Barut Pahor, president i Sllovenisë

“Gjithsesi, dhe për këtë dua të jem shumë i qartë, iniciativa e Ballkanit të Hapur nuk është alternativë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Asnjë bashkëpunim rajonal nuk është alternativë për anëtarësim në BE”.

Borut Pahor është përfolur në media se pas madatit si president i Sllovenisë, Pahor mund ta zëvendësojë sllovakun, Miroslav Lajçak, në pozitën e ndërmjetësuesit të angazhuar nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Në përgjigjen e tij për Albanian Post, Pahor e ka mohuar, por jo përjashtuar krejtësisht këtë opsion.

Në një përgjigje nga gazetaret e Albanian Post, Pahor nuk ka përjashtuar krejtësisht si opsion që të jetë ndërmjetësues.

“Unë jam presidenti i Republikës së Sllovenisë. Po fokusohem në detyrat e mia aktuale dhe do të mendoj për çfarë të bëj në të ardhmen, vetëm pasi të përfundoj termin tim në zyrën e presidentit”, ka thënë Pahor.

Sa për punën e sllovakut Lajçak, Pahor thotë se jo vetëm ai, por kushdo tjetër në vend të tij, s’do mund të bënte më shumë, meqë s’u takon ndërmjetësuesve të gjejnë zgjidhje, kur atë nuk e bëjnë vetë shtetet e angazhuara në dialog.

Barut Pahor, president i Sllovenisë

Sipas të parit të Sllovenisë, suksesi në dialogu varet nga palët dhe “ndërmjetësuesi apo përfaqësuesi i lartë nuk mund të bëjë shumë, nëse vetë shtetet nuk janë krejtësisht të përkushtuara për të zgjidhur çështjet e tyre të hapura”.

Pahor ka thënë se këshillat e tij, janë se Kosova duhet të definojë qëllimin e saj, dhe të zgjedhë një teknikë nëpërmjet së cilës do t’i arrijë qëllimet e saj.

“Unë nuk jam këtu për të gjykuar, por për këtë nuk është as zotëri Lajçak”, pohon Pahor, duke shtuar se “Lajçak është aty në emër të komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar, jo për të bërë punën që duhet ta bëjnë Kosova dhe Serbia”.

Tutje, ai ka folur edhe për përshtypjet e tij se “pozicionet fillestare të të dyja palëve, edhe Beogradit edhe Prishtinës, janë shumë të ndara. Ndoshta edhe më shumë se në qeveritë e kaluara në Kosovë. Duket se ka mungesë besimi në mes të dy palëve”.

Çfarë do të dëshironte të shihet presidenti Pahor në rajon Ballkanik? “Më shumë bashkëpunim në rajon, fqinjësi të mirë, reforma më të shpejta dhe më shumë përpjekje për pajtim”.

Ai ka thënë se, 12 vjet më parë, kishte iniciuar Procesin e Brdo-Brijuni-it, një platformë për liderët e rajonit që të diskutojnë hapur çështje të ndryshme që i preokupojnë. Procesi i Brdo-Brijuni-it ishte forumi i parë ndërkombëtar ku Kosova dhe Serbia përfaqësoheshin në nivelin më të lartë dhe uleshin në të njëjtën tavolinë. Procesi i Berlinit u zhvillua mbi bazën e asaj eksperience.

Kur është pyetur për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ai shpreson që “një ditë Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës”,  ndërsa sa i përket NATO-s, ka folur me skepticizëm për momentin kur po synohet ky aplikim.

“Jam i shqetësuar me ndikimin e luftës në Ukrainë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, dhe u bëj thirrje liderëve që të përmbahen nga çfarëdo akti që do ta përkeqësonte situatën në rajon”,  ka deklaruar Pahor.

“Kosova ka vendosur bashkëpunim me NATO-n, ashtu si edhe Serbia, edhe pse në forma të ndryshme. Jam i sigurt që bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-s mund të forcohet tutje, por në të njëjtën kohë, nuk jam i sigurt se tani është koha e duhur që të aplikohet për anëtarësim në NATO”, ka shtuar ai.

“Ndryshimi i kufijve do ta rrezikonte stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tutje Pahor ka thënë, “në parim, u takon gjithmonë shteteve që të pajtohen në kufijtë e përbashkët. Vendet mbajnë përgjegjësi për raportet e tyre fqinjësore dhe zhvillimet paqësore. Por, në rastin e Ballkanit Perëndimor, jam më së i sigurt se ndryshimi eventual i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të çonte në ndryshim të kufijve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kjo do të çonte në luftë”.

Sa i përket non-paper-it të famshëm, Pahor ka thënë se nuk e ka parë, dhe se ishte befasuar nga deklarimet e Milorad Dodik, i cili deklaronte “që unë kam përdorur fjalor që mund të interpretohet si avokim për ndryshim kufijsh”.

“Mund ta përsëris që jam kundër një ideje të tillë, siç besoj fuqishëm se është pothuajse e pamundur që ndryshimi i kufijve do ndodhte në mënyrë paqësore”.

Prezenca e Bashkimit Evropina në Ballkanin Perëndimor do të thotë ndikim më i vogël i Federatës Ruse në regjion

Pahor nuk e ka komentuar pozicionin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve kundër Rusisë, porse ka pohuar se përgjigjja kundër influencës ruse në Ballkan është integrimi sa më i shpejtë i këtij rajoni në strukturat e Bashkimit Evropian.

Ai ka shprehur ndrojtjen se lufta në Ukrainë mund të rrëshqasë në Ballkanin Perëndimor duke thënë, “rajoni ka përjetuar luftën jo shumë kohë më parë, dhe situata e sigurisë në shumë vende të Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë fragjile. Prandaj unë argumentoj për një zgjerim më të shpejtë të BE-së. Sa më shumë që BE do jetë prezentë në Ballkanin Perëndimor, aq më pak hapësirë për Federatën Ruse. Siç e them shpesh, BE-ja është përgjigjja për të gjitha pyetjet në Ballkanin Perëndimor”.

Përse kur flet presidenti slloven duhet t’i kushtohet vëmendje?

Sepse presidenti Borut Pahaor ka një karriere të gjatë në politikë dhe ka shërbyer në shumë funksione kryesore në shtetin e tij. Nuk ka pozicion të rëndësishëm institucional që Pahor nuk e ka udhëhequr siç janë, kryeministër, kryeparlamentar, euro-deputet, deputet,  ndërsa tani është president dhe një nga figurat më të rëndësishme në politikën ballkanike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika