Kurti: Me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër, ka gjithmonë vend për përafrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se 'me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër dhe se ka gjithmonë vend për për bashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se ‘me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër. Tutje Kurti ka shtuar se ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm.

Kurti veçoi “forcimin si asnjëherë më parë të marrëdhënieve ekonomike” për çka tha se që nga viti 2023 Shqipëria u bë “partneri kryesor tregtar” i Kosovës.

“Marrëdhëniet tona ekonomike janë forcuar më shumë se ndonjëherë më parë. Me hapjen e dy zyrave doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det nga e cila përfitojnë bizneset dhe ekonomia jonë. Investimet nga Shqipëria dhe shkëmbimet tregtare janë rritur e po rriten. Në 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar. E këtë vit, shënuam një moment historik në bashkëpunimit tonë në sektorin energjetik. Funksionalizuam dhe përuruam bursën shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, e cila na mundëson të rrisim shumëfish shkëmbimet përmes kësaj burse të përbashkët. Po aq historike ishte edhe kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ajo u bë e mundshme pikërisht me ndihmën dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Bregdeti shqiptar do të mirëpresë sportin e lundrimit në kuadër të këtyre lojërave”, ka shkruar Kurti.

I pari i ekzekutivit gjatë përmbledhjes së punës së tij trevjeçare të qeverisjes së tij ka përmendur hapjen e dy zyrave doganore në qytetin e Durrësit dhe Porto Romano, ku Kosova ka fituar qasje në det.

Kurti përmendi edhe marrëveshjen e ndërtimit të hekurudhës Prishtinë-Durrës si projekt i rëndësishëm ndërkombëtar.

“Ndër projektet më të rëndësishme mbarëkombëtare, është marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Ajo do të jetë infrastruktura e radhës fizike që i përgjigjet vullnetit, dëshirës dhe nevojës për të qenë me afër. Ndërkohë që hapja e korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë, e afron Kosovën me vendet tjera. Shkurtohet koha e udhëtimit dhe ruhet mjedisi sepse zvogëlohet trajektorja e fluturimeve për dhe nga Kosova”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika