Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka prezantuar platformën prej 10 pikash me të cilat garon në zgjedhjet e 24 prillit.
Teksa, kryetari i Bashkimit Demokraik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se këtyre zotimeve iu qëndrojnë unanimisht bashkë.
““Zotimet pas së cilave qëndrojmë unanimisht bashkë janë: Integrimi në BE deri në vitin 2030, Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë,Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për çertifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, Përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, Marrëveshja kornizë ekonomike Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, Mbajtja e të rinjve në vend, Edukimi dhe inovacioni, si dhe Agjenda e gjelbër”, shkroi Ahmeti.
Sipas Ahmetit nuk do të garojnë vetëm formalisht në zgjedhje, por me ide dhe vizion të qartë rreth veprimit politik të së ardhmes!
“Bashkë drejt Evropës!”, tha Ali Ahmeti.
Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të enjten ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale në Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një video-mesazhi teksa ka bërë thirrje për “unitet” për t’i thënë sipas tij, “JO Rusisë, PO Evropës”.
Bujar Osmani aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i BDI-së.