Gjatë ditës së dielë të 31 marsit, pluhuri saharian përfshiu edhe territorin e Kosovës.
“Mendimi mbi motin” njoftoi se gjatë ditës së sotme pluhuri saharian ishte shtrirë mbi rajon.
Nga pamjet e kapura me dron nga “Parku i Gërmisë” vërehet qielli i zbehtë i kryeqytetit.
“Në këto pamje me dron nga Parku i Gërmisë dallohet dukshmëria më e reduktuar, por dhe qiell më i zbehtë mbi Prishtinë. Pas depërtimit gjatë ditës së mërkurë kjo është hera e dytë që pluhuri saharian depërton mbi vend”, thuhet në njoftim.
Teksa, MeteoKosova ka publikuar një video, pamje nga fshati Strellc i Komunës së Deçanit, në të cilën shihen koncentrime të larta të pluhurit saharian.
Ditë më parë ky lloj pluhuri kishte përfshirë edhe Shqipërinë.