Humb jetën 18 vjeçari që u plagos me thikë në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar humbi jetën pasi është plagosur me thikë

Foto/tch

Gjatë ditës së dielë të 31 marsit, një 18 vjeçar humbi jetën, pasi u plagos me thikë.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici pesë persona të përfshirë në këtë konflikt.

Të dyshuarit janë ende duke u marrë në pyetje.

Ky konflikt ka ndodhur mes disa të rinjsh që kanë qenë duke lëvizur me dy automjete.

18-vjeçari ka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.

Nga dëshmitë e grumbulluara deri tani nga grupi hetimor rezulton se shkak për ngjarjen ka qenë një komunikim me fjalë banale mes dy grupeve të të rinjve, raporton TopChannel.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika