6 vjet burgim të akuzuarit, të pakënaqur familja e viktimës

Dënimi me 6 vjet burgim i Bujar Shahinit për goditjen me grusht në fytyrë që e la të vdekur një person me nevoja të veçanta, po e kundërshtohet nga familjarët e viktimës. Madje avokatja e viktimës paralajmëron se për këtë rast do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit

Gjithçka rreth rastit që përfundoi me vdekjen e një personi me nevoja të veçanta nisi në hyrje të Ferizajt në fshatin Bibaj.

Më 21 shkurt 2021, në parkingun e një pompe të derivateve Bujar Shahini e kishte goditur me grusht në fytyrë personin me nevoja të vecanta me inicialet A.L. I njëjti fillimisht ishte dërguar për trajtim në Ferizaj ndërsa rreth mesnatës kishte ndërruar jetë në QKUK.

I pandehuri akuzohej se me dashje i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor personit me nevoja të veçanta.

Gjithnjë sipas aktakuzës i ndjeri fillimisht e kishte ofenduar të akuzuarin e më pas ia kishte drejtuar grushtin në fytyrë.

Pas kësaj Shahini e kishte goditur këtë person, goditje të cilës ky i fundit nuk i mbijetoi.

Ndaj Bujar Shahinit, Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shqiptuar dënimin me 6 vjet burgim.

Ndërkaq, shoku i tij Jeton Nuredini, i cili akuzohej se edhe pse ishte në dijeni nuk e kishte paraqitur rastin në polici, u dënua 6 muaj burgim.

Por, me dënimet e shqiptuara për këtë rast nuk po pajtohen familjarët e viktimës.

“Ne si famijle jemi shumë të mllefosur me vendimin e Gjykatës. Prej fillimit kanë munguar provat , dëshmitarët, për faktin se i akuzuari thotë në fillim se ka parë tre persona te parkingu i autolarjes. Janë edhe deklaratat e mjekëve që tregojnë saktësisht sjelljet arrogante të të akuzuarit, mirëpo as këto deklarata s‘janë marr për bazë si rrethana rënduese për dënim”, ka thënë motra e viktimës, Valbona Leskovci.

Avokatja e palës së dëmtuar, Fehmije Gashi – Bytyqi, thotë se do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën e Apelit për çka edhe beson se kjo e fundit do ta rrisë dënimin.

Avokatja e palës së dëmtuar, Fehmije Gashi – Bytyqi

Nga ana tjetër, Gjykatës së Apelit thotë se do t’i drejtohet Avni Ibrahimi, avokati i të dënuarit.

Ai nuk ka dashur të deklarohet më gjatë, mirëpo përmes telefonit, për RTV Dukagjini ka thënë se konsideron që nuk janë trajtuar si duhet të gjitha rrethanat e rastit.

Televizioni Dukagjini ka kërkuar aktgjykimin e plotë, mirëpo nga Gjykata Themelore në Ferizaj është thënë që Kryetari i Trupit Gjykues ende nuk e ka përpiluar me shkrim aktgjykimin.

Ndërkohë, për personat e apostrofuar vlenë prezumimi i pafajësisë, deri në një vendim final të organeve gjyqësore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika