Shkupi konfirmon se ka refuzuar kërkesën për fluturimin e Lavrovit

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup, ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të këtij shteti për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka paralajmëruar se do të vizitojë Beogradin të hënën.

Kërkesa e Ambasadës Ruse është bërë pavarësisht se Maqedonia e Veriut më 28 shkurt ka vendosur sanksione ajrore ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Lavrov, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, janë në listën e sanksioneve të shteteve të shumta perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës. Shtetet e vetme ku ata mund të udhëtojnë në Evropë janë Bjellorusia, Moldavia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan REL.

Vizita e Lavrovit në Serbi është paralajmëruar për 6 dhe 7 qershor.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov

Mediat në Serbi kanë raportuar se edhe Mali i Zi dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të Lavrovit në hapësirën e tyre ajrore. Të dy këto shtete po ashtu i kanë vendosur sanksione Rusisë.

Siç ka thënë përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, më 3 qershor, është planifikuar që Lavrov të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shefin e diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq dhe kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiq. Po ashtu, ajo ka thënë se Lavrov pritet të takohet edhe me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Megjithatë, Lavrov ka thënë më 4 qershor se gjatë vizitës së tij në Beograd, ai do të diskutojë “të gjitha temat me interes për miqtë serbë” me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Republikës Sërpska më 4 qershor, Lavrov po ashtu foli edhe për Kosovën, duke thënë se qëndrimi i Rusisë për të dihet, por se është i interesuar të dëgjojë vlerësimet e presidentit të Serbisë dhe politikanëve të tjerë serbë për “situatën”.

“Sigurisht, është shumë e rëndësishme që të kuptojmë vlerësimet e udhëheqjes serbe dhe planet e saj të veprimit për periudhën e ardhshme, duke filluar nga marrëdhëniet e sotme në botë”, ka thënë Lavrov.

I pyetur për deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, në të cilën ai më 26 prill e krahasoi Kosovën me dy rajone separatiste në Ukrainë dhe për reagimin e presidentit të Serbisë, Lavrov ka thënë se është një “keqkuptim i madh”.

“Ai [presidenti i Rusisë, Vladimir Putin] e tha këtë vetëm për të treguar hipokrizinë absolute dhe standardet e dyfishta të Perëndimit për Kosovën dhe se do të mbështesë vendimin që do të jetë i pranueshëm për popullin serb”, tha Lavrov.

Më 6 maj, Vuçiq tha se situata në Serbi kishte “ndryshuar për të keq” pas deklaratave të presidentit të Rusisë dhe se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkonte Serbisë që të lëvizte shpejt drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i tregonin Putinit se kjo ishte jo e njëjta gjë dhe se Kosova nuk i ngjanë asaj që po ndodh në territorin e Ukrainës”.

Serbia refuzon të vendosë sanksione kundër Rusisë, por ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë.

Serbia dhe Rusia tradicionalisht mbajnë marrëdhënie të ngushta dypalëshe, të forcuara nga varësia e Serbisë nga gazi rus.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika