E mbijetuara e Masakrës së Lybeniqit rrëfen për tmerrin që përjetuan 25 vjet më parë

Lendita Morina, e mbijetuara e masakrës së Lybeniqit, ka treguar momentin kur forcat paramilitare serbe i ndanë fëmijët nga baballarët e tyre, e që pak metra më poshtë u dëgjuan krismat e pushkëve me të cilat u vranë

Lendita Morina, e mbijetuara e masakrës së Lybeniqit, ka rrëfyer për ngjarjen teksa përshkruante kujtimet copëza-copëza.

Në emisionin “Five” në RTV dukagjini, Morina ka treguar momentin kur forcat paramilitare serbe i ndan fëmijët nga baballarët e tyre, e që pak metra më poshtë u dëgjuan krismat e pushkëve, me të cilat, u vranë.

“Me mbijetu nuk munden ta përshkruaj ndoshta shumë mirë sepse kam qenë 5 vjet e gjysmë, kujtimet nuk janë shumë të kompletuara, janë copëza-copëza. E mbaj në mend vetëm momentin midis fshatit kur na kanë ndarë prej babait, xhaxhait dhe bashkëfshatarëve të tjerë dhe rrugëtimi në këmbë deri këtu pa e ditë se çka do të bëhet, kur kemi mbërritur në këtë pikë te këto varreza e kam në vesh, në memorie krismën e armëve të shkrepura një pas një që si fëmijë nuk e kam ditur se çka është, por mandej e kemi kuptuar se ka qenë momenti kur janë masakruar të gjithë. Isha në krah të babait kur kemi mbërritur në mes të fshatit, ushtari vetëm i ka thënë që t’i lëshojë, babai na ka lëshu mua dhe motrën…”, thotë ajo.

Teksa potencon se në secilin përvjetor të kësaj masakre Lendita e përjeton njëjtë, ajo përshkroi edhe motin që në atë ditë po mbizotëronte e që sipas saj edhe koha e ka ndier atë se çka po ndodhte në Lybeniq.

“E përjetoj çdo vjet njëjtë. Ftohtë, shi, një kohë e tmerrshme, ndoshta edhe koha e ka ndier se çka po ndodh në Lybeniq. Jemi nisur në këmbë te poshtë në drejtim të Gjakovës e pastaj u dëgjuan krismat. Mbizotëronte një qetësi, të qajtura me zë të ulët… Ecëm për në Shqipëri, shumica e rrugës ka qenë në këmbë. Kemi qëndru disa muaj te disa familjarë të gjyshit e mandej jemi kthyer në Kosovë”.

Lendita thotë se trupi i babait të saj është gjetur në Batajnicë bashkë me trupin e xhaxhait të saj, por në kohë të ndryshme.

Ajo rrëfeu edhe momentin e kthimit të trupit të babait.

“Trupin e babit e kanë gjetur në Batajnicë bashkë me axhin, por jo në kohë të njëjtë, fillimisht është gjetur trupi i axhit, pas një viti është gjetur trupi i babit. Mënyra qysh janë kthyer babi dhe axhi kanë qenë arkivole të mbyllura, ndoshta në kese të zeza, eshtrat e dëmtuar dhe më e rënda për ne si familje ka qenë tash 5 vjet janë kthyer edhe një pjesë tjetër e babit, pas një kohë të gjatë ndoshta pas 10 vjetëve, është kthyer një pjesë tjetër e eshtrave dhe është bërë rivarrimi para 5 vjetëve. Andrra e babit dhe axhit ka qenë që fëmijët e tyre të rriten shqip, të flasin lirshëm shqip kudo në rrugë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika