Paralajmërohet protesta e radhës për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Një tjetër protestë është paralajmëruar të mbahet në Kosovë gjatë kësaj jave. Qytetarët që kërkojnë tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti pritet që të protestojnë të enjten

Pamje nga protesta

Të enjten e nëntë qershorit do të mbahet protesta e radhes lidhur me mundësinë e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Kjo protestë do të zhvillohet në po të njëjtën ditë kur në kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca plenare për ndryshimin dhe plotësimin e projektligjit për Trustin.

Kjo është bërë e ditur në grupin “Pro Tërheqjes së 30% të Trust-it” në Facebook, i cili numëron mbi 27 mijë anëtarë të regjistruar.

“Të hënën e caktojmë datën e protestës dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë dita e enjte, sepse atë ditë janë gjasat që të mbahet seanca për Projektligjin rreth tërheqjes deri 30 % të Trustit”, ka shkruar organizatori i protestës, Adnan Jashari.

Pjesë e kësaj proteste do të jenë një numër i sindikatave të ndryshme të punëtorëve.

Protestës për tërheqjen e Trust-it do t’i bashkohet edhe sindikata e punëtorëve të KEK-ut, dhe punëtorët e Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës.

Ndryshe, më 26 maj, nën moton “Duam paret tona”, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, qytetarët kanë protestuar pro projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Trusti është i joni, jo i qeverisë”, “Unë të votova ty, ti voto Trustin”, “Djersa jonë, kursimet tona”, “Mos na e cenoni mirëqenien”, “Populli po vuan shkaku i çmimeve”, “Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh”, ishin disa nga thirrjet e tyre drejt Qeverisë.

Protestë për tërheqjen e mjeteve nga Trust-i në Prishtinë

“Nuk ka kohë më shumë, durimi ka humbur”, ka thënë një nga protestuesit.

Nexhat Llumnica, kryetari i sindikatës së KEK-ut, ka thënë se në këtë kohë të rëndë, e të vështirë, kjo gjendje socio-ekonomike paspandemike, ka bërë që punëtorët të kenë nevojë për tërheqjen e këtij Trusti.

Në këtë protestë paqësore, morën pjesë edhe disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, si Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike të Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët, Besnik Tahiri, Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj e të tjerë.

Protestohet për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika