2 milionë euro për shfrytëzimin e printerëve me qira nga institucionet publike

Shumica e institucioneve publike në Kosovë, në tri vitet e ardhshme do të shfrytëzojnë pajisjet e printimit, skenimit dhe fotokopjimit, me qira. Për këtë shërbim, Agjencia Qendrore e Prokurimit ka dhënë kontratë që arrin vlerën në 2 milionë euro. Por, pavarësisht se në këtë kontratë të ndarë në tri pjesë, përfshihet edhe mirëmbajtja e tyre, në stacionet policore vazhdojnë të mos jenë funksionalë printerë të shumtë

Kjo pajisje që shërben për printim, skenim dhe fotokopjim të dokumenteve është gati për tu dërguar në Ministrinë e Ekonomisë. E njëjta do të shfrytëzohet në tri vitet e ardhshme, meqë është marrë me qira nga një operator ekonomik.

Të tilla si kjo, tashmë janë të vendosura mijëra nëpër institucione publike, pagesa për shfrytëzimin e të cilëve do të bëhet përmes qirasë. Agjencia Qendrore e Prokurimit, ka nënshkruar kontratë me dy kompani të ndryshme që arrin vlerën 2 milionë euro, për këto shërbime të cilin e ka ndarë në 3 lote.

Dy lotët e para të këtij tenderi, që përfshinë furnizimin e të gjitha ministrive, institucionet shëndetësore, FSK-në e Prokuroritë, i ka fituar kompania RIKON, kompani e cila edhe kishte qenë fituese edhe në tenderin e kaluar, që ishte nënshkruar 6 vite më parë.

Diedon Beka- Drejtor i shitjes “RIKON”  shtoi se “Duke marr parasysh edhe në kontratën paraprake ne kemi pasur më herët, këtë kontratë edhe ka pas shumë pak nevojë për furnizim me pajisje të reja ose ndërrimin e pajisjeve të cilat nuk kanë qenë në gjendje të rregullt ose e kanë kaluar afatin e përdorimit.”

Ndonëse praktika e shfrytëzimit me qira, të pajisjeve të tilla apo edhe mjeteve të tjera, kritikohet vazhdimisht nga shoqëria civile, Bejta drejtor i shitjes në këtë kompani thotë se kjo është më ekonomike.

Diedon Beka- Drejtor i shitjes “RIKON” ka shtuar se “Kosotoja është shumë, më e lirë se me ble pajisje janë shumë arsye pse me marr një pajisje me qira, arsyeja e parë për me ble një pajisje të kapacitetit të mesëm, të cilën edhe shumica e institucioneve kanë kapacitet të printimit, një pajisje mesatare kushton rreth 3 mijë euro, cdo institucion më së paku, ka pajisje diku 10 deri në 15, tani shkojnë që janë më të mëdha që kanë dhjetëra pajisje ose edhe qindra.”

Vlera totale e lotit të parë, është mbi 914 mijë euro, derisa e lotit të dytë në mbi 741 mijë euro.

E në pjesën e tretë të kontratës, printerët janë të dedikuar për Doganën e Kosovës, Policinë e Këshillin Gjyqësor të Kosovës, e që fituese është kompania ART HOUSE, nga e cila nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit.

Pavarësisht se kontrata 2 milionëshe përfshinë edhe mirëmbajtjen e pajisjeve ekzistuese, printer në Policinë e Kosovës, vazhdimisht kanë probleme, derisa shumë prej tyre edhe vazhdojnë të jenë jashtë funksioni.

Burime brenda Policisë, kanë treguar se në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë, tash e një muaj nuk punon asnjë printer, ndërkohë që situatë e njëjtë është edhe në stacionet në Prishtinë, e atë të Ferizajt.

Në lidhje me praktikën e marrjes më qira të pajisjeve të tilla, televizioni ka pyetur Agjencinë Qendrore të Prokurimit, por që nga java e kaluar nuk janë përgjigjur.

Pos këtyre pajisjeve, institucionet publike me qira shfrytëzojnë edhe veturat, ku për këtë shërbim gjithashtu janë dhënë miliona euro.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika