“Oppenheimer” fiton 2.5 milionë dollarë nga debutimi në Japoni

Filmi i shumëpërfolur i regjisorit të mirënjohur, Christopher Nolan, i cili së fundmi u shpërblua me çmime “Oscar” në disa kategori, ka debutuar në Japoni, 8 muaj pas premierës botërore

"Oppenheimer" debuts in Japan, earns 2.5 million dollars

Filmi i shumëpërfolur i regjisorit të mirënjohur, Christopher Nolan, i cili së fundmi u shpërblua me çmime “Oscar” në disa kategori, ka debutuar në Japoni, 8 muaj pas premierës botërore.

Në këtë debutim, filmi grumbulloi 2.5 milionë dollarë në arkat filmike, raporton Variety.

Filmi i bë i pari film amerikan që grumbulloi më së shumti të holla në Japoni gjatë këtij viti, duke ia kaluar filmit “Aquaman”, “Lost Kingdom” dhe “Dune: Part II”.

Debutimi në Japoni, i grumbulloi “Oppenheimerit” gjithsej 965.1 milionë dollarë në mbarë botën.

Filmi tregon historinë e krijuesit të dy bombave atomike që u hodhën në Japoni, përkatësisht në Hiroshima dhe Nagasaki, Robert Oppenheimer, roli i të cilit luhet nga aktori Cillian Murphy.

Filmi tjetër i Nolanit, “Inception”, ishte filmi i tij me më së shumti fitime në Japoni, i cili pati fituar 42 milionë dollarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika