Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Galicë të Vushtrrisë.
Një person ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 18:27 është raportuar se në fshatin Galicë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, e përfshirë një veturë civile me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.