Sot, nga ora 14:30, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, të 198-të, ku në rend dite janë një sërë pikash për shqyrtim e miratim.
Në mesin e tyre është edhe shqyrtimi i ratifikimi të marrëveshjes kornizë ushtarake në mes të Kosovës dhe Turqisë.
Ekzekutivi do të shqyrtojë Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komunitetit pakicë në katër komunat veriore, e disa pika të tjera.