Dy serbë ndalohen duke kaluar ilegalisht kufirin nga Kosova për në Serbi

Dy serbë janë ndaluar në Koshuticë, Leposaviq, pasi të njëjtit ishit duke e kaluar kufirin ilegalisht

Policia e Kosovës

Dy serbë janë ndaluar në Koshuticë, Leposaviq, pasi të njëjtit kanë qenë duke e kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore (ilegale).

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb pasi të njëjtit janë takuar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika