Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Gjilan.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 25 mars të këtij viti, në orën 04:00.
Më tej, mësohet se rasti është nën hetime.
“Gjilan/ 25.03.2024-04:00. Më 01.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia viktima mashkull dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raport.