Sot funksionalizohet Spitali i Pediatrisë në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.
Sipas Krasniqit, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësorë të kësaj ane.
“Përpjekjet e mia si deputete për funksionalizimin e këtij spitali ishin të vazhdueshme. Nevojën e qytetarëve dhe zërin e profesionistëve shëndetësor e kisha paraqitur si problem në vazhdimësi, e pastaj edhe si amandament ku dhe kishte kaluar me sukses”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, Krasniqi ka thënë se pushteti duhet të punojë shumë seriozisht në këtë fushë, të përkujdeset për kushtet e punës dhe dinjitetin e profesionistëve shëndetësorë.