Prej sot ashpërsohen gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion

Mosvënia e rripit të sigurisë, mbajtja në prehër e personit tjetër gjatë vozitjes, tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i celularit gjatë vozitjes dhe garat me vetura janë vetëm disa prej veprimeve të vozitësve që pritet të dënohen shumë më ashpër sesa me Ligjin e vjetër për rregullat e trafikut rrugor.

Më 3 prill [sot] do të fillojë të zbatohet ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor pasi ligji është votuar në Parlament dhe është dekretuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 11.03.2024.

Mosvënia e rripit të sigurisë, mbajtja në prehër e personit tjetër gjatë vozitjes, tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i celularit gjatë vozitjes dhe garat me vetura, janë vetëm disa prej veprimeve të vozitësve që pritet të dënohen shumë më ashpër sesa me ligjin e vjetër për rregullat e trafikut rrugor.

Sipas ligjit të ri, i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare më 19.03.2024 dhe hyn në fuqi më 03.04.2024, parashihet që dënimi me gjobë për personat që nuk vënë rripin e sigurisë të jetë 150 euro.

Mosvënia e rripit të sigurisë me ligjin e kaluar dënohej me 40 euro gjobë.

Tutje, ligji i ri ia ndalon vozitësit të automjetit të mbajë në prehër dikë tjetër, duke përfshirë këtu edhe fëmijët, gjë të cilën nuk e kishte specifikuar Ligji i vjetër (aktual). Ligji i ri ka paraparë dënimin me gjobë prej 400 eurosh, shqiptimin e 5 pikëve negative dhe ndalim të vozitjes së automjetit për 6 muaj nëse mban në prehër dikë tjetër.

Ligji i ri ka paraparë dënime edhe për vozitësit të cilët bëjnë tejkalime në vijë të plotë. Gjoba për këtë veprim do të jetë 200 euro, shqiptimi i 2 pikëve negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit. Ligji i vjetër kishte paraparë dënimin me gjobë nga 100-300 euro, 3-6 muaj ndalim të vozitjes dhe 2 pikë negative.

Gjatë vozitjes nuk lejohet përdorimi i telefonit.

Këtë e ka paraparë ligji për rregullat e trafikut rrugor. Nëse një person përdor telefonin gjatë vozitjes, i njëjti do të dënohet me 100 euro gjobë dhe do t’i shqiptohet një pikë negative.

Nëse veprimi i njëjti i përdorimit të telefonit përsëritet për herë të dytë, ngasësi i veturës do të dënohet me 200 euro gjobë dhe me shqiptimin e dy pikëve negative dhe do t’i ndalohet ngasja për tre muaj. Ndërsa, nëse për më shumë se dy herë vozitësi ka përdorur telefonin do të dënohet me gjobë në shumën 500 euro, do t’i shqiptohen tri pikë negative dhe do t’i ndalohet ngasja e veturës në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Se si do ndikojë ky ndryshim i ligjit, Portali Dukagjini ka kontaktuar me ekspertët e komunikacionit, Shefki Beqirin dhe Betim Ahmetin;

Eksperti i komunikacionit, Betim Ahmeti, me pak optimizëm është shprehur sa i përket ligjit të ri për shkelësit e rregullave të trafikut, duke shtuar se “ndikim do të ketë, por që efekt nuk do të ketë”.

“Ndikim do të ketë, por efekt nuk mendoi që do të ketë për arsyeje që Policia e Kosovës nuk ka mundësi të e mbulojë tërë territorin e vendit në mënyrë të kënaqshme”, ka thënë  Ahmeti, duke theksuar se nevojat për të intervenuar janë emergjente, pasi sipas tij, ka pasur rritje te numri i aksidenteve në komunikacion.

“Institucionet kompetente duhet të instalojnë inteligjencën artificiale e nëse nuk vërehen ndonjë efekt, të ngritën gjobat”, ka shtuar Ahmeti.

Ndryshe nga Ahmeti, eksperti tjetër i komunikacionit, Shefki Beqiri, për ndryshimin e ligjit për shkelësit e rregullave të trafikut, ka thënë se do të ketë ndikim pozitiv dhe do të zvogëlohet numri i aksidenteve, sidomos ato me fatalitet.

Beqiri ka shtuar se siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet një sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për shume shtete të rajonit dhe Evropës.

“Në vazhdën e përpjekjeve të mëdha që të ngrihet siguria në trafikun rrugor duke përdorur një qasje të sigurisë, e cila në thelb ka parandalimin dhe zbulimin e të gjitha aktiviteteve që mund të ndikojnë negativisht në sigurinë e përgjithshme të trafikut rrugor, organet kompetente në këtë rast Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka iniciuar ndryshimet e bërë dhe të miratuara në këtë ligj, andaj një ndër arsyet më të mëdha si e cekëm edhe paraprakisht janë ndikimi përmes ngritjes së masave ndëshkuese në zvogëlimin e numrit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë për pjesëmarrësit në trafik duke e ditur se gjatë vitit që lamë pas viti 2023, ka pasur një rritje të numrit të aksidenteve prej 13.8%, ndërsa tek aksidentet me fatalitet po ashtu ka një rritje prej 1.05%, gjë e cila është një tregues real për nevojën dhe qasjen e institucioneve me një seriozitet më të madh ndajë kësaj sfide”, ka thënë Beqiri.

Shefki Beqiri, ekspert i komunikacionit

3127 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë dy muajve të parë të vitit

3127 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë muajit janar dhe shkurt të vitit 2024 ka deklaruar Policia e Kosovës.

Nga aksidentet me persona të vdekur, sipas Policisë së Kosovës, gjatë janarit të 2024-ës, janë 9 viktima më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kurse, 1068 aksidente me lëndime e 2010 persona të lënduar janë gjatë muajit janar të vitit aktual thuhet në statistika të policisë.

Ndërsa, tiketa të shqiptuara në këtë periudhë kohore janë 117905 sosh.

Statistika nga Policia e Kosovës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika