Profesori amerikan: Është koha për një vizitë të presidentes Osmani në Shtëpinë e Bardhë

Këtë bindje, Edward Joseph e ka shprehur pas një bisede telefonike që është zhvilluar në mes të presidentes Osmani dhe ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, e ka komentuar bisedën e fundit në mes të presidentes Vjosa Osmani me ndihmëssekretarin amerikan, James O’Brien.

Në rrjetin social X, Joseph tha se presidentja Osmani duhet të marrë ftesë për ta vizituar Shtëpinë e Bardhë në ShBA.

“Në bisedën e tyre, O’Brien dhe Osmani dërguan secili një sinjal të fortë për rreshtimin SHBA-Kosovë në çështjet kyçe. Në një moment të rëndësishëm të marrëdhënies së tyre, është koha të vendoset në tryezë një vizitë në Zyrën Ovale për Presidenten Osmani”, ka shkruar Joseph në X.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se me O’Brien kanë biseduar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksova rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq, ndihmëssekretari amerikan, James O’Brein, ka thënë se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për përmbushjen e zotimeve që dalin nga dialogu me Serbinë.

“Një bisedë e mirë sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Republika e Kosovës në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, për Kosovën kjo përfshin Asociacionin”, ka shkruar O’Brien.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika