Vranë dhe groposën babanë e tyre, Apeli në Shqipëri ua vazhdon paraburgimin tre fëmijëve të Pëllumb Metës

Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, e cila vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tre fëmijëve të Pëllumb Metës

Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta

Gjykata e Apelit ka vendosur t’ua vazhdojë paraburgimin tre fëmijëve të Pëllumb Metës, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Metës, pasi akuzohen për vrasjen e babait të tyre më 10 shkurt në Shënavlash të Durrësit.

Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, e cila vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tre fëmijëve të Pëllumb Metës, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të tyre.

Kujtojmë se Hysen Meta denoncoi në Komisariatin e Durrësit më 13 shkurt, humbjen e babait të tij. Pas hetimeve të kryera, rezultoi se fëmijët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vranë dhe groposën babanë e tyre.

Hysen Meta akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim.

Hygerta Meta akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim. Dhe Armando Meta akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim./ rtsh.al.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika