Vdes një 12-vjeçar pas sulmit me armë zjarri në një shkollë në Finlandë

Është arrestuar i dyshuari 12-vjeçar, i cili kishte plagosur tre nxënësit

Arrestohet 12-vjeçari

Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në një shkollë në Finlandë.

Policia tha se të tre viktimat ishin 12 vjeç dhe se një i dyshuar, gjithashtu i moshës 12 vjeç, kishte ikur, por më vonë ishte arrestuar.

Prindërit u thanë medieve finlandeze se të shtënat kishin ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa në veri të kryeqytetit Helsinki.

Policia tha se ata mbërritën në shkollë brenda nëntë minutash në orën 09:17 dhe u kujdesën për tri viktimat.

Njëri nga fëmijët ka vdekur në vendngjarje, shtuan ata.

Sikurse me shkollat e tjera finlandeze, fëmijët sapo ishin kthyer në mësime në Vantaa, pak jashtë Helsinkit, pas fundjavës së gjatë të Pashkëve. Të gjithë të përfshirët mendohet se kanë qenë në klasën e gjashtë.

I dyshuari iku sapo mbërriti policia dhe përfundimisht u ndalua “në mënyrë të qetë” në rrethin verior Siltamaki të Helsinkit rreth orës 10:00. Një video e marrë nga një makinë që kalonte tregon të dyshuarin duke u kapur pranë një rruge.

Policia tha se ai kishte mbajtur një armë zjarri, të cilën ia kishin marrë. Ai kishte pranuar se kishte kryer të shtënat në një intervistë fillestare, shtuan ata.

Autoritetet tani kanë hapur një hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Fëmijët nën moshën 15 vjeç nuk janë penalisht përgjegjës në Finlandë, kështu që të dyshuarit nuk i është caktuar masa e paraburgimit, dhe përkundrazi është nën kujdesin e shërbimeve sociale./ BBC.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika