Rama në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit: Komuniteti autik na e rikujton bukurinë e të qenit ndryshe

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar komunitetin autik si bukuri e të qenit ndryshe

Dita Botërore e Autizmit, data 2 prill është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë mesazh përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu, në pamjet e publikuara shihet marshi në kryeqytet, në nder të kësaj dite.

“Sot, e gjithë Prishtina është një gjendje e vetme shpirtërore, që përqafon spektrin e bukur të përvojës njerëzore, e që lulëzon nga neuro-diversiteti i saj!” shkruan Rama.

“Ky marsh është një katalizator për ndryshim, dhe një lëvizje e karakterizuar nga vetëdijesimi, pranimi, dhe më e rëndësishmja, veprimi!”, thotë tutje ai.

“Le të rezonojë mesazhi nëpër çdo cep të rrugës, në çdo oborr shkolle, në çdo vend pune në Prishtinë: ne jemi një qytet që i feston dhe i nderon dallimet. Jemi një qytet që e përqafon komunitetin autik,” shkruan Rama.

Sipas Ramës, në një botë që shpesh e vlerëson konformitetin, komuniteti autik na e rikujton bukurinë e të qenit ndryshe.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika