Qeveria i ndan 4 milionë euro për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet pakicë në veri

Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për komunitet pakicë në katër komunat veriore, në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo është një kërkesë shtesë për të përmbushur nevojat që kanë qenë gjatë fazave të mëhershme nga komunitetet pakicë.

Kjo kërkesë është bërë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe subvencionim shtesë do të marrin komunitetet jo-shumicë, të cilat janë përfituese të projektit të MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika