Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, i është bashkuar Elon Muskut në listën e personave më të pasur në botë.
Ylli amerikan ka hyrë në listën e miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh.
Në listë këtë vit ka hyrë edhe Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT të kompanisë AI, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh.
Mirëpo, Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve.
Forbes ka thënë se në vitin 2024 është regjistruar një rekord i miliarderëve – 2.781.
Forbes ka thënë se elita botërore është më pasur se kurrë dhe e ka një pasuri kolektive prej 14.2 trilionë dollarëve.
Swift, këngëtare dhe tekstshkruese, ka hyrë këtë vit në listën e personave më të pasur, pasi e ka fituar statusin e megayllit.
Këtë vit ajo është bërë performuesja e parë që e ka fituar çmimin për albumin më të mirë për herë të katërt.