Si pasojë e një sulmi me armë zjarri, një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një shkollë në qytetin Vanta në Finlandë.
Ne mesin e të plagosurve është një vajzë shqiptare nga Kosova ka bërë të Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se Ambasada e Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me familjen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t‘ju mbajë të informuar sapo të pranojë dhe konfirmoj informatat e reja që ndërlidhen me këtë ngjarje trag,jike”.
Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, i dyshuar është 12 vjeç – ashtu siç janë edhe viktimat.
Pistoleta e përdorur në të shtënat ishte e lejuar për një të afërm të të qëlluarit, shkruan CCN, duke shtuar se policia tha se nuk ka detaje për motivin.
I dyshuari akuzohet për vrasje dhe tentativë për vrasje.
Nxënësit u mbajtën brenda klasave të tyre pas të shtënave dhe autoritetet u kërkuan njerëzve të shmangnin shkollën dhe të qëndronin brenda.
Shkolla fillore Viertola shtrihet rreth 18 kilometra në veri të Helsinkit. Ajo ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë dhe e nëntë dhe rreth 90 anëtarë të stafit.
Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, tha se të shtënat ishin “thellësisht tronditëse”.
“Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe nxënësit dhe stafin e tjerë të shkollës Viertola,” shkroi Orpo në X.
Ampumavälikohtaus Vantaalla järkyttää syvästi. Ajatukseni ovat uhrien, heidän läheistensä ja Viertolan koulun muiden oppilaiden ja henkilökunnan luona.
Seuraamme tilannetta tiiviisti ja odotamme viranomaisten päivittyviä tietoja.https://t.co/wJjwp8mcal
— Petteri Orpo (@PetteriOrpo) April 2, 2024