Një granatë dore e pashpërthyer është gjetur të dielën në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Komunën së Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për Portali D, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, njësiti për deminim është marrë me rastin dhe e ka larguar mjetin e dyshimtë.
“Mbrëmë në qendër te Mitrovicës është gjete një granate dore e pashpërthyer. Gjatë natës në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pa shpërthyer ( granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, ka thënë Zahiti.