Hetuesit policor të nacionalitetit serb, Zh.K, i është djegur vetura sot në veri të Mitrovicës.
Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë bërë të ditur se dyshohet se vetura i është djegur qëllimshëm.
“Dyshohet që është djegie e qëllimshme, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Zjarrëvënia”, në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore që të zbulohen kryerësit”, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.