Në seancë të mbyllur vazhdon dëshminë dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Dëshmia e këtij dëshmitari, është duke u dëgjuar me "dyer të mbyllura" për publikun, me arsyetimin për mbrojtjen e tij

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 54-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili mban kodin W04739 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar me “dyer të mbyllura” për publikun, me arsyetimin për mbrojtjen e tij.

Para se të mbyllet seanca, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, kërkoi leje nga trupi gjykues që një jurist i tyre i cili nuk ishte bashkëmbrojtës, të bëjë pyetje për dëshmitarin.

Mishetiq tha se është konsultuar me Zyrën Administrative që, sipas tij, i kanë thënë se në aspektin ligjor nuk ka ndonjë problem.

Si rrjedhojë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se as për ata nuk ka ndonjë pengesë dhe se juristi mund të bëjë pyetje.

Ndryshe, dëshmia e këtij dëshmitari filloi të martën më 2 prill 2024 dhe pritet të vazhdojë edhe nesër.

Ndërkaq, pas pesë ditësh dëshmi, përfundoi dëgjimi i ish-diplomatit amerikan, Shaun Byrnes.

Dëshminë e tij, Byrnes e filloi më 25 mars 2024, ndërsa sot ishte dita e pestë e dëshmisë së tij.

Në fund të dëshmisë së tij, ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Veselit, lidhur me rolin e këtij të fundit gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Dëshmitari pohoi se e vetmja gjë që kishte ditur për Veselin deri më 10 mars 1999, ishte se ai ka qenë këshilltar në Rambuje.

Pasi mbaroi dëshminë, dëshmitari falënderoi trupin gjykues për pushimin e nevojshëm që i kishte dhënë gjatë kësaj kohe, si dhe kërkoi të informohet nëse i lejohet kontakti me ZPS-në ose mbrojtjen pas kësaj periudhe.

“Tashmë që e kam mbaruar dëshminë time, nuk mund të kem fare kontakt më as me ZPS-në as me mbrojtjen në të ardhmen?”, pyeti dëshmitari.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha që ai nuk i jep dot urdhër që ta bëjë një gjë të tillë ose mos ta bëjë e që mbetet në vullnetin e dëshmitarit se çfarë dëshiron të bëjë ai.

Ish-diplomati amerikan: Krasniqi më ka thënë se ishte zëdhënës i UÇK-së, jo zëvendëskomandant

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika