Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci, e cila është edhe ambasadore jorezidente në Finlandë, Islandë dhe vendet baltike, ka reaguar pas sulmit tragjik që ndodhi të martën në një shkollë në qytetin Vanta të Finlandës, ku mbetur i plagosur edhe një fëmijë nga Kosova.
“E pikëlluar thellë për tragjedinë në Finlandë, veçanërisht duke ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova”, shkroi Geci në platformën sociale, X.
Ajo i ka shprehur ngushëllimet e përzemërta për të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje shkatërruese.
Deeply saddened by the tragedy in Finland, especially knowing one of the wounded is a girl from Kosovo. Sending love, support, and heartfelt condolences to all affected by this devastating event. May strength and healing find you during this difficult time 🙏 https://t.co/V65HPdalCg
— Shkendije Geci (@Shkendije_Geci) April 3, 2024
Ndryshe, në sulmin tragjik që ka ndodhur të martën në një shkollë në qytetin Vanta të Finlandës, ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë nga Kosova, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa ka potencuar se për rastin është njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Suedi.
“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”.
Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në një shkollë në Finlandë, thotë policia.
Autoritete finlandeze thanë se të tre viktimat ishin 12 vjeç dhe se një i dyshuar, po ashtu 12 vjeç, ishte arrestuar.
Policia tha se i dyshuari kishte ikur pas të shtënave dhe përfundimisht ishte ndaluar “në një mënyrë të qetë” në anën tjetër të një lumi lokal në një lagje veriore të Helsinkit verior.