Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e një personi dhe kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e tij.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në një postim në Facebook nga Policia e Kosovës.
I dyshuari kërkohet për veprën përfshirje në mashtrim.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.