Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Leposaviqit. Me të ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Lista Serbe nuk është se e ka “mirëpritur” këtë vizitë të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Leposaviç.
Lista Serbe, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se vizita e Kurtit bashkë me ministrat e qeverisë ka për “qëllim destabilizimin e situatës në terren dhe shkaktimin e tensioneve”.
“Kërkojmë që organizatat kompetente ndërkombëtare të reagojnë ndaj këtij provokimi të dukshëm dhe të kërkojnë nga populli i tyre që të ndalojë shtypjen e popullit serb, i cili kësaj radhe tregoi vetëpërmbajtje dhe durim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Lista Serbe.