Nënstacioni elektrik “Prishtina 3” është kapluar nga zjarri ku si pasojë qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike.
“Njoftohen qytetarët që furnizohen nga Nënstacioni 110/10 Prishtina 3, që ka ndodhur një avari në nënstacionin Prishtina 3” – njofton KOSTT, më 03.04.2024.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka kërkuar mirëkuptim prej qytetarëve të afektuar deri në sanimin e avarisë.
Sipas njoftimit, me të marrë lajmin, ekipet relevante të KOSTT-it kanë njoftuar ekipet emergjente, të cilat kanë dalë në vend të ngjarjes.
KOSTT nuk ka dhënë detaje se çfarë e shkaktoi zjarrin apo kur pritet të përmirësohet gjendja.