Prokuroria autorizon policinë që t’i marrë veprimet e nevojshme në lidhje me “falsifikimin e dokumentacionit të mishit”

"..Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje", thuhet në njoftimin e prokurorisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me rastin që dyshohet se kompania “Apetit” e importonte mishin nga Brazili dhe e shiste në Shqipëri si mish i prodhuar në Kosovë.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më herët, Komisioni Disiplinor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pezulluar nga puna inspektorin, i cili sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, falsifikonte vendin e origjinës për mishin që dyshohet se kompania “Apetit” e importonte nga Brazili dhe e shiste në Shqipëri si mish i prodhuar në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjini, shefja e Kabinetit të Ministrisë së Bujqësisë, Flutur Mustafa Pllana.

Emisioni “Stop – Tv Klan” nga Shqipëria ka publikuar një hulumtim, në të cilin, pretendohet se mishi i blerë nga “Apetit Group” vjen nga Brazili dhe i ndërrohet vendi i orgjinës.

Ndërkaq, kompania “Apetit Group” i ka quajtur të pavërteta raportimet.

Nga kjo kompani thonë se vetë e rrisin, presin dhe shesin mishin e viçit.

Sipas tyre, ky hulumtim i publikuar në Shqipëri erdhi pasi ata donin të depërtonin në tregun shqiptar dhe se në videon e publikuar diskutohen dy artikuj të ndryshëm, ndër to edhe bifteku i importuar nga Amerika e Jugut, të cilin thonë se e ofrojnë në treg me kushte të tjera.

“Dyshimet për falsifikim të dokumentacionit të mishit”, pezullohet nga puna inspektori i AUV-it

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika