Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Britani të Madhe, bën të ditur Zyra e Kryeministrit.
Përgjatë qëndrimit të tij, Kurti pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë, në mesin e tyre, edhe me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.
Tutje, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se sot (e hënë) gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, ndërsa nesër një në Universitetin e Cambridge.
Kurti ishte takuar me Sekretaren Truss në shkurt të këtij viti.
Para tre ditësh, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit të Bratisllavës “GLOBESEC 2022”, kishte takuar ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen./PortaliD/