Kurti: Marrëveshja Bazike të zbatohet në tërësi, nënshkrimi garancion për siguri

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar që Marrëveshja Bazike duhet zbatuar në tërësi, duke theksuar se nënshkrimi i saj është kusht për siguri ligjore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur kërkesën e tij për respektimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit të vitit të kaluar.

Ai, gjatë vizitës në veri të vendit, ka deklaruar se është i nevojshëm nënshkrimi i marrëveshjes, që të krijohet siguria ligjore dhe të fshihen të gjitha shkeljet e mëhershme.

I pyetur lidhur me deklaratat e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kusht që duhet të zbatohet urgjentisht nga Kosova për të vazhduar progresin në rrugën evropiane, Kurti ka thënë se ajo çfarë duhet të zbatohet e nuk po respektohet është Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar.

“Aty gjithçka kemi brenda dhe nuk besoj që duhet ndonjë nen apo gjysmënen të nxirret nga Marrëveshja Bazike, të deformohet, të vihet para gjithçkaje tjetër, se kjo do të ishte në kundërshtim edhe me Ankesin e Ohrit, dhe Marrëveshja Bazike të bie në prapavijë”, ka theksuar Kurti për medie pas homazheve te pllaka përkujtimore e heroit Enver Zymeri, raporton RTK.

Ai ka këmbëngulur se përqendrimi duhet të jetë te Marrëveshja Bazike, e cila, sipas tij, “nuk duhet të shkelet”, por “duhet të respektohet dhe duhet të zbatohet”.

“Kosova nuk e ka shkelur Marrëveshjen Bazike, por kjo nuk mund të thuhet për palën tjetër. Për t’u krijuar siguria ligjore në njërën anë, dhe për t’u fshirë të gjitha shkeljet e mëhershme, nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është garancion”, ka potencuar Kurti.

Lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që është paraparë të zhvillohet më 21 prill, Kurti ka theksuar se Qeveria është gati të ndihmojë në çdo moment.

“Këtë proces e udhëheq KQZ-ja, ne jemi si qeveri për të ndihmuar kur ka nevojë. Deri tash përgatitjet janë bërë të plota, nuk ka ngecje. Në këtë prill duhet të mbahet ai votim ashtu siç e parasheh udhëzimi administrativ. Përshtypja ime është që me qytetarët këtu është e mundur të bashkëpunohet, të zhvillohet edhe komuna, edhe shteti jonë, për shkak se nuk jemi Qeveri siç na përshkruajnë në Beograd, por jemi e tillë çfarë punojmë e angazhohemi përditë këtu në Kosovë”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika