Votimi në veri, KQZ zgjat afatin për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori sot vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori sot vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që do të mbahet më 21 prill 2024.

Ky afat, që sipas planit të aktiviteteve ishte paraparë të përfundonte më 3 prill, sipas vendimit të KQZ-së është shtyrë deri më 5 prill 2024.

Sipas KQZ-së, ky vendim ka për qëllim t’i ofrojë më shumë kohë shtetasve të Kosovës me të drejtë vote dhe që janë të interesuar të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se deri më 2 prill kanë pranuar vetëm dy kërkesa për regjistrim përmes platformës elektronike.

“Kjo është për të gjithë shtetasit që jetojnë jashtë Kosovës dhe kanë mundësi të regjistrohen përmes platformës elektronike apo të planifikojnë përmes postës. Nga shërbimi votues raportohet se deri më datën 2 prill përmes platformës elektronike kemi pranuar vetëm dy kërkesa për regjistrim”, tha ai.

Në anën tjetër, KQZ-ja mori vendim edhe për miratimin e përmbajtjes së fletëvotimi dhe pyetjes që do t’u parashtrohet votuesve me 21 prill në fletëvotim.

“Miratohet fletëvotimi i tretë me pyetjen: A pajtoheni që emri-mbiemri i kryetarit të Komunës të largohet nga funksioni i kryetarit të komunës. Njëjtë do të jetë edhe në gjuhën serbe, ndërsa pjesa për të votuar do të jetë me po ose jo”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi./KP.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika