Mehmetaj thotë se pronari i “Apetitit” merr tenderë nga shteti-“korruptoi zinxhirë të tërë institucionesh”

Gazetari Lirim Mehmetaj ka dhënë detaje për kompaninë “Apetiti”, e cila dyshohet se shiti mish në Shqipëri, duke pretenduar se është nga Kosova e që në fakt ishte nga Brazili.

Sipas Mehmetajt, kjo kompani, me ndihmën e zyrtarëve shtetërorë, falsifikoi dokumente për një gjë të tillë.

Ai në “Debat Plus” tha se edhe në Komunën e Podujevës, pronari i njëjtë aplikoi me dy kompani në një konkurs të vetëm.

“E njëjta kompani e ka fitu një tender në Komunën e Podujevës, mbi 400 mijë euro. Kompania ‘Apetiti’, dhe konkurruese ka fitu ‘Apetiti’ me ofertë më të lirë… Krejt rastësisht thash ta shikoj kush është ‘Riki invest’, po hy në ARBK. Kjo kompani e ka pronar personin e njëjtë, Sami Ferizi. Komuna e Podujevës e di, po e lun rolin që u formu konkurrenca, e po ia japin kompanisë me ofertë më të lirë. Në fakt, të dy ofertat janë prej të njëjtit pronar, dhe janë me biznesin e njëjtë. Komuna e ka ditë, por s’i ka interesu”, tha ai.

Po ashtu, Mehmetaj tha se kompania e pronarit të “Apetitit” ka fituar tender në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“I njëjti pronar me dy kompani të ndryshme edhe Shërbimin Korrektues të Kosovës e furnizon me mish. Këto i gjeta vetëm për 24 orë. Kjo shpjegohet pse kjo kompani e ka pushtetin për me korruptu zinxhirin institucional të Kosovës për me falsifiku dokumenta. Agjencia, e cila i ka lëshu dokumentat falso, është nën ministrin Faton Peci”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika