Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, nën dyshimin se në vitin e kaluar njëri nga të dyshuarit i kishte dhënë para tjetrit në mënyrë që ta kryente vrasjen e një burri.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Përgatitje për vrasje të rëndë”.
“Pejë Tetor-Nëntor 2023 – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhet në raportin e policisë.