EULEX-i ia dhuron dy kontejnerë policisë, do të përdoren për riaktivizimin e nënstacionit në Suhodoll

EULEX-i sot i ka dorëzuar i dy kontejnerë Policisë së Kosovës të cilët do të përdoren për riaktivizimin e nënstacionit policor në Suhodoll

Zëvendësshefja e EULEX-it, Emily Rakhorst, sot i ka dorëzuar i dy kontejnerë Koloneles së Policisë së Kosovës, Afërdita Mikullovci, të cilët do të përdoren për riaktivizimin e nënstacionit policor në Suhodoll.

Në një komunikatë për media, EULEX thotë se sapo të riaktivizohet nënstacioni policor në Suhodoll, do t’ua mundësojë të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë zonë të kenë qasje më të mirë në shërbimet policore të orientuara në komunitet në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt Policinë e Kosovës për dorëzimin e aplikacioneve apo të ankesave, si dhe të marrin mbështetje policore.

“..Dhurimi i kontejnerëve po ashtu ka për qëllim rritjen e besimit të banorëve në institucione. Sapo të riaktivizohet, nënstacioni policor në Suhodoll do t’ua mundësojë të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë zonë të kenë qasje më të mirë në shërbimet policore të orientuara në komunitet në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt Policinë e Kosovës për dorëzimin e aplikacioneve apo të ankesave, si dhe të marrin mbështetje policore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se dhurimi i kontejnerëve po ashtu ka për qëllim rritjen e besimit të banorëve në institucione.

“Sapo të riaktivizohet, nënstacioni policor në Suhodoll do t’ua mundësojë të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë zonë të kenë qasje më të mirë në shërbimet policore të orientuara në komunitet në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt Policinë e Kosovës për dorëzimin e aplikacioneve apo të ankesave, si dhe të marrin mbështetje policore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se prania e vazhdueshme e Policisë së Kosovës në nënstacionin policor në Suhodoll pritet të përmirësojë gjendjen e sigurisë përmes avancimit të kapacitetit të policisë për promovimin dhe mbrojtjen e sigurisë së të gjithë atyre që jetojnë në atë zonë, në një mënyrë të orientuar drejt komunitetit.

“Donacioni nga EULEX-i është në pajtueshmëri me mandatin e Misionit për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumëetnisë dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira. Në linjë me përgjegjësisë e tij për kujdes të duhur ndaj të drejtave të njeriut, Misioni ka kushtëzuar dhurimin e kontejnerëve ekskluzivisht për lehtësimin e zbatimit të shërbimeve policore të komunitetit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika